Ministri serb flet për vrasjen e Ivanoviqit, e akuzon Kosovën se nuk po ka interes për zbardhjen e rastit

27.05.2018 21:21:14

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi se vendi i tij është i interesuar të zbardhë vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Por, ministri serb ka akuzuar Kosovën që nuk po ka interes për një gjë të tillë.

Sipas Stefanovic, nuk ka shkëmbim të informacioneve për rastin e vrasjes së Ivanovic dhe i bëri thirrje EULEXit që seriozisht të përfshihet në zgjidhjen e këtij rast.

“Kur nuk ka hetime, rezultate, xhirime, shkëmbim të informacioneve, nuk ka asgjë dhe duket se nuk ekziston vullneti nga ana tjetër”, u shpreh Stefanovic.

Ndërkohë, para disa ditësh edhe ministri Vulin foli për vrasjen e Oliver Ivanoviq, duke thënë po të njëjtën gjë sikur kolegu i tij i Qeverisë.

Mirëpo, shteti kosovar ka konfirmuar qe disa herë se hetimet për vrasjen e Ivanoviq po vazhdojnë që nga dita e atentatit.

Ndryshe, Oliver Ivanoviq u qëllua mëngjesin e 16 janarit të këtij viti, teksa po futej në zyrën e tij në Mitrovicën Veriore.