Ministri Shala e shpërblen Majlinda Kelmendin (Foto)

19.08.2016 10:23:50

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala është duke zhvilluar një takim me kampionen e Lojërave Olimpike që po mbahen në Rio de Janiero, Majlinda Kelmendi dhe trajnerin e saj, Driton Kuka.

Xhudistja Majlinda Kelmendi i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës, ku më 7 gusht në Rio de Janiero të Brazilit shkëlqeu në finale kundër italianes, Odette Giuffrida.