Ministri Skender Hyseni po merr pjesë në konferencën “Formësimi i të ardhmes tonë të përbashkët” në Sarajevë

07.04.2017 14:13:26

 

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni po merr pjesë në konferencën: “Formësimi i të ardhmes tonë të përbashkët”, ku po diskutohet për të drejtat dhe vlerat fundamentale, në raport me sfidat që përbën ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi.

Konferenca e cila po mbahet në Sarajevë, ka sjellë së bashku ministra të brendshëm dhe jashtëm nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani.

Ministri Hyseni si njeri nga panelistët kryesor, foli gjerësisht për të arriturat në Kosovë në rrafshin e respektimit të vlerave dhe të drejtave fundamentale, si dhe për liritë fetare në raport me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës