Ministri Vitia së shpejti në një konferencë për media

14.03.2020 10:44:44
Pas pak orësh është paralajmëruar një konferencë për media e Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.

Ministria e Shëndetësisë sot do të mbajë konferencë për media, ku do të njoftohet lidhur me situatën në Kosovë rreth koronavirusit.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, është bërë e ditur se konferenca do të mbahet në ora 12:00, në objektin e MSH’së.
“Me qëllim që ta mbajmë të informuar opinionin lidhur me situatën në Kosovë rreth Koronavirusit, në Ministrinë e Shëndetësisë mbahet sot, e shtunë, 14 mars 2020 një konferencë për media”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, dje rreth orës 17 e 30 janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme.
Sipas ministrit Arben Vitia, bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20-vjeçare, shtetase e Italisë, dhe një burrë të moshës 77-vjeçare nga Komuna e Vitisë.
Në konferencën ku u konfirmuan këto dy raste, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, të qëndrojnë mbi 1 metër larg kur takohen dhe që t’i pastrojnë duart me ujë të ngrohtë mbi 30 sekonda.
‘Parandalimi është gjithcka. Le ta ruajmë veten dhe njëri-tjetrin që dy rastet e konfirmuara të mos shtohen. Të bëjmë kujdes maksimal që të mos iu bashkangjitemi vendeve të tjera që po raportojnë për mortalitet”, ka thënë Kurti në konferencë.