Ministrii i Financave, Bedri Hamza, zbulon se kur do të ndodhë rritja e pagave

20.09.2017 10:20:57

Ministri  i Financave, Bedri Hamza, në emisionin “Debat D+”, ka premtuar rritje pagash në sektorin publik nga 1 janari i vitit të ardhshëm, në bazë të rritjes ekonomike.

“Tash është rritur baza e pagave dhe rritja duhet të jetë në përputhje me rritjen ekonomike dhe mundësitë buxhetore”, tha Hamza.

Ministri Hamza, gjithashtu, ka premtuar se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë mbi 2 miliardë.

“Do të jetë buxhet i qëndrueshëm, i bazuar në rritje ekonomike”, tha ai.