Ministrja Hoxha uron besimtarët e krishterë me rastin e Kërshëndellave

24.12.2016 13:16:55

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, me rastin e Kërshëndellave, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë.

“Urimet më të sinqerta që t’i kalojnë në paqe, harmoni dhe begati, duke shprehur përkushtimin për drejtësi dhe falje”.

“Në këtë ditë Feste, kujtojmë qytetarët dhe familjet që ishin viktima të padrejtësisë dhe diskriminimit,  duke shprehur përkushtimin tonë për drejtësi dhe falje”.

“Në mënyrë të veçantë, uroj trupin diplomatik dhe bartësit e përgjegjësive të institucioneve të huaja që gjenden me detyrë në Republikën e Kosovës dhe Kërshëndellat i kremtojnë në vendin tonë”.

“Gëzuar për shumë mot”!