Ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Agim Bahtiri janë parë duke pirë kafe në lokalin ‘Dolce Vita’ i cili ndodhet në veriun e Mitrovicës. Ata janë parë duke biseduar në kafenenë, pronë e qytetarit me kombësi serbe. Në një prononcim për Telegrafin, Agim Bahtiri, tha se po bisedojnë për procesin e revitalizimit të urës së Ibrit. “Jam ende në takim. Ky takim është shumë normal. Jemi në këtë kafe ngaqë është pikë strategjike e jona. Po bisedojmë për procesin se si po shkon tutje”, tha ai duke shtuar se janë duke biseduar në qetësi pa i shqetësuar askush.

30.08.2016 14:46:49

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Agim Bahtiri janë parë duke pirë kafe  në lokalin ‘Dolce Vita’  i cili ndodhet në veriun e Mitrovicës.

Ata janë parë duke biseduar në kafenenë, pronë e qytetarit me kombësi serbe.

Agim Bahtiri, tha se po bisedojnë për procesin e revitalizimit të urës së Ibrit.

“Jam ende në takim. Ky takim është shumë normal. Jemi në këtë kafe ngaqë është pikë strategjike e jona. Po bisedojmë për procesin se si po shkon tutje”, tha ai duke shtuar se janë duke biseduar në qetësi pa i shqetësuar askush.