Ministrja serbe thotë se nuk kanë marrë përgjigje për përfshirje në hetime për Ivanoviqin

17.01.2018 18:54:20
Ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburoviq ka thënë se ende nuk ka marrë përgjigje nga EULEX-i, për kërkesën që Serbia të marrë pjesë në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Ajo ka shtuar se e tëra kjo varet se kur dhe se si do të reagojnë autoritetet e prokurorisë ndaj kësaj kërkese, transmeton lajmi.net.

E pyetur se kur është koha e arsyeshme që Serbia të marrë përgjigjen ajo ka thënë ‘nuk dua të paragjykojë se kur është koha e arsyeshme’.

Më parë në EULEX-i kanë thënë se Kosova do të vendosë nëse Serbia do të marrë pjesë në hetimin e vrasjes së Ivanoviqit.

Kuburoviq ka thënë se Beogradi dhe Prishtina kishin rreth 3 mijë kërkesa në lidhje me procedurat civile dhe penale dhe në një masë të madhe këto kërkesa nuk kanë përgjigje.

Ajo ka thënë se Ministria e Drejtësisë ia ka përcjellur dje kërkesën EULEX-it dhe ka kërkuar nga Prokuroria të ofrohen të dhënat e mbledhura.