Minsitres Haradinaj i hakohet llogaria në Facebook, njoftohet Njësia e Krimeve Kibernetike

15.11.2020 14:02:48

fotoarkivi

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka qenë dje cak i një sulmi kibernetik, pasi i është hakuar llogaria e saj në Facebook.

E në lidhje me këtë, policia ka njoftuar se është aktivizuar edhe Njësia e Krimeve Kibernetike si dhe prokurori i Shtetit.

“Ankuesja femër ka raportuar se nuk ka qasje në llogarinë e Facebookut, llogaria është hakuar. Në lidhje me rastin është njoftuar njësia e Krimeve Kibernetike dhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq sot ka njoftuar se llogaria e saj është hakuar nga rusët.

“Politika e këlyshëve të Rusisë” më ka bllokuar qasjen në llogarinë time në Facebook” , ka shkruar Haradinaj në Twitter.

“Russia’s puppy policy” post left me without access to my @Facebook account.

— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) November 15, 2020