Miratohet ndryshimet kushtetuese, hapen listat, ja me sa vota kaluan

30.07.2020 14:28:29

Me 106 vota pro janë miratuar ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave.

Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca plenare në parlamentin e Shqipërisë me vetëm një pikë për diskutim, ndryshimin kushtetues për hapjen e listave dhe koalicionet. Mirëpo, Partia Demokratike dhe partitë e tjera në koalicionin opozitar jashtë parlamentit e kundërshtojnë.

Selia blu pranon hapjen e listave, por jo ndryshimin e formulës së koalicioneve me argumentin se nëse partitë futen në një listë unike penalizohet opozita jashtë parlamentit.

Por shumica dhe opozita parlamentare ishin të vendosura për të miratuar ndryshimet. Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese më pas puna zhvendoset te Kodi Zgjedhor për të saktësuar dhe detajuar hapjen e listave dhe formulën e koalicioneve.