Miratohet projektligji për marrëveshjen financiare me BE-në, Kosova do të përfitojë 6 milionë euro

08.10.2020 16:28:22

Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2019, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Me 95 vota dhe asnjë kundër Kuvendi i Kosovës ka miratuar këtë projektligj që i jep Kosovës përfitime financiare, shkruan lajmi.net.

Marrëveshja i mundëson Kosovës 6 milionë euro përfitime në formë projektesh nga Bashkimi Evropian.

Ndërsa, 1 milion euro jepen si bashkëfinancim nga Kosova.