Miratohet Rezoluta për dënimet e krimeve të komunizmit

03.11.2016 21:34:27

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rezolutën “Për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerit, si dhe mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e klerikëve në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, e propozuar nga opozita.

Rezoluta shpreh mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e përfaqësuesve të klerit në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut.

Nisma synon të zbardhen krimet e tmerrshme ndaj klerit, torturat dhe ekzekutimet e tyre.