Mirënjohje nga Lidhja e Pensionistëve të Kosovës për z. Aban Abrashi

21.05.2017 14:54:03

Në Kuvendin e Punës së Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, para disa ditëve, u nderova me mirënjohje për arritjet e përbashkëta me pensionistët, për ngritjen e pensioneve, kategorizimin e tyre e pastrimin e listave.

Ky është një vlerësim tejet i çmuar që më bëhet nga një komunitet njerëzish, për të cilët shpesh harrohet se kanë kontribuar dhe e kanë ndërtuar këtë vend.
Në mandatin e ardhshëm do të themelojmë Fondin Pensional, që garanton rritjen e pensionit bazik dhe pensioni kontributdhënëse deri në 280 euro.
Ju faleminderit shumë”, ka njoftuar Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi.