Misioni i shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve, Hoxha tregon se si kishin strehuar një familje

25.01.2020 18:31:46

Gjatë kohës së pushtimit nga Gjermania naziste, Shqipëria ishte një nga vendet e rralla ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, popullata hebreje u rrit nga disa qindra në dy mijë persona. Ajo që i mbajti të gjallë hebrenjtë, ishte besa, traditë kjo e lashtë shqiptare e përcjellë me shekuj.

Rexhep Hoxha, ka treguar në një intervistë se si prindërit e tij kishin strehuar një familje hebrenje. Nisim, Sarah dhe Aron Aladjem kishin shkuar në Tiranë në vitin 1943, ku Lufta e Dytë Botërorë kishte përfshirë shumicën e Evropës, ata kishin qëndruar 14 muaj në familjen Hoxha.

“Familja jonë është një si nga familjet e shumta shqiptare, që të ndodhur në kohën kur hebrenjtë kishin një lloj largimi, nga vendet ku banonin. Për arsye se ishte një lloj represioni që po të kishte hebre do të ishte një person i diskriminuar deri në pasoja, deri në shfarosje. Shumë bre hebrenj morën rrugën nga vendi ku jetojnë në një vend shpëtimi”, ka thënë Hoxha për REL

Familja Hoxha ka mbajtur kontaktet me familjen hebrenje Aladjem.