Mitomania Vuçiç

23.07.2016 23:01:17

Nga Dragoslav Dedoviç (Dojçe Velle)

Kryeministri serb, Vuçiç lë shumë kohë me krijimin e qeverisë, megjithëse që para zgjedhjeve parlamentare ai e kishte të sigurtë mazhorancën. Lojë pushteti apo injorancë? Ndodhi gjë apo jo? Në fund të prillit Serbia zgjodhi një parlament të ri, për herë të tretë në katër vite. Jo për shkak të konfl ikteve të pazgjidhura apo krizave politike. Gjithçka u organizua me qëllim që një njeri – kryeministri i vjetër dhe i ri, Alexandar Vuçiç – të sigurojë, zgjerojë dhe zgjasë pushtetin e tij dhe të qeverisë së tij. Tre muaj pas fi tores nuk ka akoma qeveri në Serbi.

Parahistoria e shpalosjes së pushtetit/Ka katër vjet që Alexandar Vuçiç është njeriu më i fortë në shtetin serb. Pas një fi toreje të ngushtë në zgjedhjet e vitit 2012, ai donte të ringjitej në pushtet. Për këtë ai ia la postin e kryeministrit, parnerit të vogël të koalicionit, socialistit dhe kreut të kësaj partie, Ivica Daçiç. Asokohe atij i mungonin shenjat e dukshme të pushtetit. Në rastin më të parë Alexandar Vuçiç e ndryshoi këtë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2014 i sollën sukses dhe një shumicë absolute. Që nga ky moment ai është kreu i qeverisë serbe. Prandaj shume vetë pyesnin, se pse Alexandar Vuçiç në kulmin e pushtetit të tij, përsëriti të njëjtën lojë dhe nxiti zgjedhje të reja duke testuar vullnetin e popullit. Sërish të njëjtat rezultate për kryeministrin, vetëm se kësaj here opozita ishte më e përçarë. Pse kërkon pra Alexandar Vuçiç gjithnjë e më shumë nga e njëjta gjë? Përgjigja është banale: Ai e zgjati në kohën e duhur qeverisjen e tij – për sa kohë që sondazhet e mbështesnin. Votuesit i dhanë atij me këtë metodë edhe dy vite pushtet.

Punë me themel apo delir?/Alexandar Vuçiç aktualisht punon për programin e qeverisë. 200 faqe të shkruara me dorë. Politologu Djorđe Paviçeviç në Universitetin e Beogradit e quan këtë joserioze: “Një program i tillë qeveritar tregon vetëm se Vuçiç ka përmasa gjigandomane në çdo kuptim”. Sipas ligjit, qeveria duhet të jetë formuar 90 ditë pas zgjedhjes së parlamentit. Por për shkak se deputetët serbë u mblodhën në qershor në parlamant, ora është shtyrë në ditët e para të shtatorit. Arsyet që Vuçiç paraqet për këto shtyrje janë qesharake: njëherë ai ka qenë vizitë tek presidenti kinez, pastaj Brexit, në fund një vizitë tek Fondi Monetar Ndërkombëtar në gusht. Opozita e dobët sheh arsyet në kuadrin e teorive të komplotit. Ai pret sinjale nga Moska, Uashingtoni, Brukseli apo të gjithë bashkë. Diku jashtë përcaktohet qeveria e re. Në Beograd dëgjohet se partnerët për koalicion presin në radhë, madje edhe kundërshtarë të vendosur si ish-presidenti Tadiç, apo partia liberaldemokrate. Për Vuçiç ata mund të presin në stol, kjo në rast se partneri socialist bëhet i padurueshëm. Presim dhe pimë çaj: Kështu Vuçiç e ka ulur shumë çmimin politik mes partnerëve potencialë. Vladan Marjanovic nga gazeta javore “NIN” thotë se në marrëdhënie kaq të qarta të pushtetit, nuk ka pse të ketë një zgjatje të tillë. “Ndoshta kreu i emëruar e mban të gjithë opinionin publik varur, me qëllim që në fund të gjithë presin fjalën e fundit të tij”. Vuçiç e përdor me dëshirë fjalën “stabilitet”. Në politikën e jashtme kjo vlen, në drejtim të Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë e Malit të Zi ai e mënjanon gjuhën e ashpër. Pas Brexit ai tha se “Për stabilitetin e Serbisë është e rëndësishme që anija e vogël serbe të jetë e lidhur fort përmes litarit me anijen e madhe gjermane”. Kjo dëgjohet me dëshirë në Berlin e Bruksel. Prandaj nuk shihen problemet që janë krijuar me shtimin e pushtetit të Vuçiçit pa një kontroll të vërtetë të pushtetit. Vuçiç i ndikon dhe i kontrollon mediat në mënyrë “të butë”, gati me një mënyrë postmoderne. Mediat private janë në dorë të miqve të afërt me partinë. Atyre publike u vendoset një drejtues besnik i partisë. Sistemi i kontrollimit të butë funksionon më mirë se censura. Vuçiç mund të vazhdojë të shkruajë programin në 200 faqe bukurshkrim. Deri në shtator ai ka kohë.