Mitrovicasi rrah renë e tij

28.01.2020 10:44:11

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të hënën në pjesën jugore të Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në ora 15:23, te vendi i njohur si “Tuneli i Parë”, në pjesën jugore të Mitrovicës është raportuar për një rast dhune në familje.

Siç bëhet e ditur në njoftim, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj nuses së djalit të tij (resë), shkruan lajmi.net.

Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.