Teksa 4 përfaqësues të bluzave të bardha ndodhen në kryeministri, mjekët e tjerë të QSUT-së janë mbledhur në hyrje të këtij spitali.
Ata kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave, në të kundërt nuk do t’i ndalin protestat.
Kërkesat e mjekëve
Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.
Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.








































