Mjekët nxjerrin nga ambulanca dhe rikthejnë me urgjencë në Durrës gruan me koronavirus

11.03.2020 12:29:06

Gruaja 73-vjeçare me koronavirus, e cila u nis drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar, është kthyer sërish në spitalin e Durrësit.

Raportohet se mjekët e kanë nxjerrë menjëherë nga ambulanca dhe e kanë rikthyer sërish brenda ambienteve të spitalit të Durrësit.

Nuk dihet ende pse autoambulanca nuk u nis dhe pse pas disa minutash gruaja e moshuar u nxor për t’u futur sërish në ambientet e spitalit të Durrësit.

Gjendja e gruas mund të jetë përkeqësuar dhe është dashur ndoshta të marrë ndërhyrje të menjëhershme nga mjekët në spital.