Mjete të dyshuara shpërthyese në Lipjan e Suharekë

02.08.2016 11:22:24

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar informata për mjete të dyshuara shpërthyese në Lipjan dhe në një fshatë të Suharekës, të cilat janë deminuar me sukses.

“Lipjan, Prishtinë.  Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në parkun  e Blinajës kishte vërejtur një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vend-ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë asgjësimin e mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.

Fsh. Maqitevë, Suharekë.  Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në fushë kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vend-ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë asgjësimin mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente”, thuhet në raportin e policisë.