Nga Rexhep Kastrati
Presidenti Rugova nuk ka qenë populist, por ka qenë popullor, sepse ka frymuar bashkë me popullin, me ndjenjat dhe mendjen e tij, me përvojën e tij dhe me vullnetin e tij për lidhje me Perëndimin! Popullor do të bëhet kushdo që do të arrijë këto dhe do të dijë t’i sistemojë dhe ti funksionalizojë në të mirë të angazhimeve më të larta politike dhe shtetërore. Populizmi nuk merr parasysh asnjërën nga këto, prandaj është i kundërt me rugovizmin, dhe si i këtillë nuk prodhon liderë, por prodhon kundërliderë, prodhon mashtrues dhe manipulues ordinerë. Prandaj, ata që e kanë plot gojën me emrin e presidnetit Rugova dhe shpërfaqin retorikë populiste lidhje nuk kanë me rugovizëm, por janë të ngjashëm me nivelin e Ramushit, të mister SHIK-ut, të Albinit etj. Në këtë mes, Avdullah Hoti bën diferencën, sepse nuk po shpërfaq populizëm, nuk po manipulon emocionalisht qytetarët, por po shpërfaq një qasje racionale, konkrete dhe të qartë mbi bazën e një argumentimi profesional dhe politik. Përballë modelit të Avdullah Hotit, të tjerë që po thirren në rgovizëm, por që kanë mendësi tribale-populiste, duken të zbehtë, të mefshtë dhe mashtrues politik sikurse kundërshtarët e z. Hoti. Dhe sukses i fushatës zgjedhore të z. Hoti është se është unik në tërësinë e politikëbërjes në Kosovë, është bindës, është i qetë, stabil dhe i sigurt në ato që paraqet si program zgjedhor dhe qeverisës të tij dhe të LDK-së. Njerëzit që duan të shohin një mirëfunksionim të shtetit, një mirëmenaxhim të financave publike, një transformim të ekonomisë nga ajo konsumuese në atë prodhuese, një përkrahje për punësim, për avancim të pozitës së kategorive të ndryshme moshore, gjinore, shëndetësore, profesionale, që duan të shohin se si të gjitha këto do të ndikojnë në zhvilliin ekonomik, në mirëqenien e qytetarëve dhe në konsolidimin e shtetit dhe në rritjen dhe forcimin e aleancës me demokracitë perëndimore, nuk e kanë t vështirë ta dallojnë se kush mund t’i bëjë të gjitha këto. Pra, te modeli i fushatës dhe i diskursit të Avdullah Hotit, të gjithë, pra edhe kundërshtarët politikë e kanë të qartë epërsinë e tij, për ç’arsye edhe janë duke u munduar ta bëjnë plagjiat atë që po shpërfaq ai. Dhe dëshmi për këtë është edhr premtimi i tyre për rritje ekonomike në 8%, të cilin e shpërfaqën mister SHIK-u dhe Ramush Haradinaj, fill pasi për këtë kishte folur sot në Pejë zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi. Dhe kjo përpjekje për ta vjedhur është vërejtur edhe gjatë qeverisjes në krye me kryeministrin Mustafa, kur mister SHIK-u në fushatën paraparazgjedhore i paraqiste si premtime të tij, ato që ose ishin realizuar, ose ishin pjesë e programit qeverisës që realizohej nga Qeveria e udhëhequr nga LDK. E nëse ka një vetëdijësim se tashmë ka ardhur koha për të zgjedhur, e jo thjesht për të votuar, atëherë qytetarët janë para dy zgjedhjeve: të zgjedhin modelin qeverisës që shpërfaqë Avdullah Hoti që po bëhet popullor pa u bërë populist, apo modelin që është provuar gjatë viteve 2002-214, e që është modeli i prontopolitikës dhe haraçpolitikës, që bazohet në populizëm, por që ka mbetur në nivel të slloganeve, sepse mbrapa tij fshihet mashtrimi, hileja dhe manipulimi emocional i qytetarëve. Modeli që shpërfaq Avdullah Hoti është model i mbështetur nga dhjetra akademikë, doktorë shkence dhe magjistra shkence profilesh të ndryshme të aftë dhe garantë për realizimin e atij modeli, kurse modeli tjetër është modeli i kapjes së shtetit, është modeli i monopoleve dhe i krimit ekonomik dhe në përgjithësi i krimit të organizuar që nuk jep kurrëfarë garancish për një qeverisje në interes të vendit dhe të qytetarëve.






































