Mogherini telefonon Thaçin dhe Vuçiqin, kërkon që vrasja e Ivanoviqit të zbardhet sa më shpejt

16.01.2018 13:43:30

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini u ka telefonuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, pas vrasjes së Oliver Ivanoviqt në Mitrovicën e Veriut.

“Në bisedat telefonike, Përfaqësuesja e Lartë ka dënuar fuqishëm vrasjen dhe shprehi ngushëllimet për familjen dhe miqtë e tij. Ajo shtoi se shpreson që autoritetet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë nuk do të kursejnë përpjekjet për të gjetur autorët dhe sjelljen e tyre para drejtësisë. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit EULEX do të mbështes autoritetet në përputhje me mandatin e saj”, thuhet në njoftimin e zyrës së Mogherinit.

Mogherini gjithashtu ju ka bërë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë qetësi dhe përmbajtje dhe të lejojnë organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre.