Molliqaj: Edhe në shtëpinë time ka armë, nuk i kemi dorëzuar

30.08.2016 12:38:08

Sekretari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj ka deklaruar se armët e sotme të gjetura të aktivistëve nuk lidhen aspak me sulmet e fundit në vend. Madje, ai ka thënë se nuk është tragjike gjetja e këtyre armëve pasi në Kosovë ekzistojnë mijëra armë, shkruan Indeksonline

“Unë vij nga një familje e cila ka qenë në luftë. Me shku edhe në shtëpinë teme banvaki, në fshatin Beleg mundet me pas armë të babës tim apo të axhës të cilët kanë qenë në luftë, nuk i kanë dorëzuar asnjëherë. Jo vetëm familja jeme, por 300 mijë armë ekzistojnë në Kosovë”, ka thënë ai.