Molliqaj: Glauk Konjufca ishte 1 vit në SHIK

02.02.2019 22:22:52

Kanë vazhduar përplasjet mes PSD-së dhe VV-së në Kuvendin e Kosovës.

Dikur kolegë të një partie, e tash kundërshtar politik, Dardan Molliqaj e Glauk Konjufca janë përplasur ashpër në seancën e Kuvendit.

Madje, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, për Konjufcën tha se ka qenë një vit pjesëtar i SHIK-ut.

“1 vjet ditë ka qenë në SHIK. Edhe ish kon mirë me e marr guximin e me kallzu qe kur ka qenë në SHIK s’ka qenë në Vetëvendosje. Mirë o me kallzu ti, njo ka njo që keni qenë në SHIK”, tha Molliqaj.

Konjufca si reagim ndaj këtyre deklaratave tha se do t’u besonte sikur Molliqaj të kishte fakte për këto shpifje.