Molliqaj: Pushteti po inskenon situata për të krijuar panik

14.04.2017 14:27:46

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Dardan Molliqaj, ka theksuar se po pushteti po inskenon situata për të krijuar panik.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se “pushtetet autoritare krijojnë panik dhe gjendje të jashtëzakonshme sa herë që duan të shmangen nga e vërteta”.

“Pushtetet autoritare krijojnë panik dhe gjendje të jashtëzakonshme sa herë që duan të shmangen nga e vërteta. Strukturat kriminale brenda Policisë së Kosovës, në vend që të përgjigjen për faktet që i paraqitëm dje rreth kriminalitetit të tyre, krijuan situatë panik, për të cilën sot po thonë tash ‘situata është e qetë dhe stabile, nuk keni pse të shqetësoheni’. Fakti që këta individë që e kanë kapur Policinë e Kosovës, janë fshehur si struci dhe nuk e thanë as një fjalë për faktet e paraqitura dje, po i konfirmon pretendimet tona”, ka shkruar Molliqaj.