Momenti i përplasjes Konjufca-Lushtaku (Video)

27.10.2016 22:18:21

Një moment i pazakontë ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti Nuredin Lushtaku është nervozuar dhe është sulur drejt deputetit Glauk Konjufca që fliste në foltore.

Nw kwtw moment, debati në Kuvendin e Kosovës për vlerat e UÇK-së eskaloi gati në dhunë fizike ndërmjet tyre, raporton lajmi.net.

Për ta qetësuar situatën kanë reaguar deputetë të tjerë të PDK-së dhe të Vetëvendosjes, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.