Momenti i vrasjes së punonjësit të karburantit në Sarandë (Video)

06.11.2016 19:46:53

Policia e Sarandës ka publikuar videon ku tregohet grabitja e karburantit në Sarandë dhe vrasja e punonjësit në këtë objekt. Më herët policia ka arritur të identifikojë dhe kapë brenda 10 orësh autorin e vrasjes së 44-vjeçarit Artan Hoxha, punonjës i një karburanti në Qafë Gjashtë.

Bashkë me autorin është arrestuar edhe shoku i tij, që akuzohet për përkrahje. Sipas të dhënave zyrtare, autori është shtetasi Arqile Koçi, 27 vjeç. Ai u gjet dhe u arrestua në një hotel në qytetin e Sarandës. Blutë e Sarandë pohuan se 27-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike.