Momenti kur 57-vjeçari i vë flakën pacientit në spitalin privat (Video)

26.07.2016 09:43:09

Këto pamje tregojnë momentin e një dite më parë, ku një pacient i vuri flakën vetes. Nga kjo ngjarje mbetën të vdekur dy persona.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga “Newsbomb”, pacienti Lefter Canaj, ka pasur një bidon që supozohej që të ishte me ujë dhe jo me benzinë.

57-vjeçari ka mbaruar dializë dhe ka shkuar në dhomën e Dashamir Saraçit dhe ka nxjerrë bidonin, ku e ka spërkatur me benzinë. Më pas i ka vënë flakën edhe vetes.

Ndërkohë viktimat janë shtetaset Sanie Sulaj, 55 vjeçe dhe Hanife Mali, 55 vjeçe. Nga hetimet e deritanishme mendohet se shkak për zjarrin është bërë një konflikt mes pacientëve që kuroheshin në të njëjtin repart, por që ishin në dhoma të ndryshme.