Momenti kur Haradinaj del nga gjykimi

12.01.2017 15:34:39

Gjykata në Colman të Francës ka vendosur që Ramush Haradinaj të lihet i lirë, por me kusht që të mos dalë nga Franca dhe dy herë në javë të lajmërohet tek autoritetet.

Siç është bërë e ditur kjo situatë do të vazhdojë derisa të shqyrtohet kërkesa e Serbisë për ekstradim të Haradinajt.

Lideri i AAK-së ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Ndërkohë, Indeksonline ka publikuar një video tregon momentin pas seancës gjyqësore kur Haradinaj lirohet me kusht.

Ai është dukur i relaksuar dhe në disponim.