Momenti kur studentët kërkojnë drejtësi për Astrit Deharin në aktivitetin e Kadri Veseli (Foto/Video)

30.05.2017 15:41:16

Disa studentë të fakultetit të mjekësisë kanë ndërhyrë në aktivitetin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli në QKUK.

Ata kanë kërkuar drejtësi për Astrit Deharin i cili ishte gjendur i vdekur në burgun e Prizrenit.

Menjëherë pas fjalimit të Veselit, studentët kanë ndërhyrë duke thirrur “Drejtësi për Astritin” dhe “Hajnat në burg”.