Shoferi i njohur vetëm si Zeng që po e voziste në mënyrë të shkujdesshme, i ka shkelur tre fëmijë në Shenzen të Kinës.
Të vegjlit që po luanin në një vend parkim janë futur poshtë makinës së bardhë, por kanë shpëtuar pa lëndime të mëdha.
Kamera e sigurisë e ka xhiruar momentin rrëqethës, kur ata ‘zhduken’ dhe më pas shihen vetëm gjurmë të gjakut dhe këpucët e vogla.
Gjatë intervistimit, Zeng ka thënë se ka qenë duke e kthyer veturën së prapthi dhe nuk i ka parë fëmijët.