Monika Kryemadhi: Koronavirusit, është një eksperiment social,mos i besoni

26.04.2020 09:08:38

Mos i besoni koronavirusit, është një eksperiment social,një mashtrim për të ndryshuar sjelljen njerëzore

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bën një deklaratë të habitshme, duke thënë se koronavirusi është një “mashtrim”, një konspiracion që ka për qëllim të ndryshojë sjelljen njerëzore.

Në një intervistë për “Report Tv” Kryemadhi tha se koronavirusi është një virus i krijuar në laborator dhe që po përdoret për të kryer eksperiment social te njerëzit.

“Mos e besoni koronavirusin, koronavirusi është një mashtrim që synon të ndryshojë sjelljen njerëzore. Koronavirusi është një eksperiment social që dëshiron t’i kalojë njerëzit nga sjellje shoqërore në sjellje dixhitale.

Nëse do të ishte e vërtetë koronavirusi ashtu siç krijohet panik nga e vërteta, të jeni të sigurtë që do të kishte vende më të zhvilluara se ne që do ta neutralizonin”, tha ndër të tjera Kryemadhi.