“Monika në ferr”, Kryemadhi: Ramën do e tërheqim zvarrë, do bëhet rrobaqepës

21.02.2019 22:35:09

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar në “Open” deklaratën e kryeministrit Edi Rama mbi shitblerjen e votës, ku tha se “Monika do të ishte e para që do të shkonte në ferr për shitblerjen e votave”.

Kryemadhi e ftoi Ramën që “të mbledh ca veten”, pasi sipas saj sot kryeministri nuk e priste veprimin e opozitës dhe ndihet i lodhur, pasi është vetëm.

“Mekanizmi i shitblerjes së votës e ka origjinën te Edi Rama jo te Monika. Parajsa e njerëzve të mirë është ferri i Edi Ramës. Edhe Edi Rama të lutet e të besojë në Zot se kështu do të gjejë paqe dhe do të largohet nga droga. Kjo revoltë popullore do ta tërheqi zvarrë nga karrigia. Edi Rama ta mbledhi ca veten. Nuk është ndonjë qamet i madh. Jeta vazhdon edhe më pas. Ai artist është. Ka thënë që do të bëhet edhe rrobaqepës”, tha Kryemadhi.