Monistet festojnë ditëlindjen e Enver Hoxhës në mënyrë ilegale!

17.10.2019 12:36:20

Nga Ahmet Asani

Dita e djeshme është hera e parë që nuk është raportuar për asnjë festim të ditëlindjes së diktatorit Enver Hoxha në Kosovë! Lajme për festimin e ditëlindjes së diktatorit Enver Hoxha nuk ka ende as nga Ferizaji proletar!? As shoqatat trashëgimtare të Lëvizjes Marksiste-Leniniste, nuk raportojnë për ndonjê aktivitetet festiv me rastin e 16 tetorit 2019!? Në kohën kur rreshtimi në vijën marksiste-leninste e antiperëndimore dëmtonte kërkesën Kosova Republikë, ata festonin ditëlindjen e diktatorit Enver Hoxha hapur edhe në zemër të Europës! Tani që Kosova është e lirë dhe demokratike, tani që askush nuk i pengon e ndalon, nuk festojnë legalisht por fshehur – “ilegalisht”! Sipas gjitha gjasave këto specie moniste që për qëllim kanë vetëm pushtetin, e kanë vërejtur se duke festuar legalisht ditëlindjen e diktatorit Enver Hoxha, mund ta dëmtojnë vetëm vetveten, e jo Republikën e Kosovës Pluraliste, Demokratike e Pro-perëndimore!