Monologu i Edi Ramës, ‘reciton’ fjalimin e Parlamentit për buxhetin 2017

04.12.2016 17:31:26

Në rubrikën e përjavshme në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të flasë për buxhetin e vitit 2017. Kreu i qeverisë e ka quajtur arritje me rëndësi votimin në Parlament të projekt-buxhetit 2017.

Kryeministri ripërsëriti të njëjtin fjalim që mbajti edhe në Parlament ditën e enjte për buxhetin, duke rikujtuar se Qeveria e tij ka shlyer 720 milionë Dollarë borxhe.

Sipas Ramës, 3 buxhetet e mëparshme shmangën atë që ai e quan “humnerën financiare të vitit 2013”, ndërsa buxheti i 2017 mundëson rritje pagash e pensionesh dhe më shumë shërbime për qytetarët.

Shikoni video-monologun e Edi Ramës: