Morata dëshiron të bashkohet me Conten tek Chelsea

12.02.2017 12:16:22

Chelsea është e inkurajuar për ta blerë sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Moratan.

Mediat britanike shkruajnë se spanjolli është gjithnjë e më larg Madridit pasi klubi ‘mbretëror’, është duke përgatitur kontratën e re për Karim Benzeman.

Morata verën e kaluar u ribashkua me Real Madridin, por duket se lojtari në fund të këtij sezoni do të ‘divorcohet’ sërish me gjigantin spanjoll.

Spanjolli këtë sezon të garave, ka pasur vetëm 14 paraqitje me ‘Los Blancos’, dhe thuhet se ardhmja e tij do të jetë tek Chelsea.

Madje, mësohet se tashmë lojtari u ka thënë bashkëlojtarëve të tij së dëshiron të ribashkohet me Antonio Conte, më të cilin ka punuar tek Juventusi.