“Mos ma prek Lumbardhin”

25.02.2019 22:58:46

Në qytetin e Pejës sot protëstuan qindra qytetarë nga Peja, Rugova, Dugagjini dhe gjithandej Kosovës me moton:”Mos ma prek Lumbardhin”

Protestuan sepse ata Lumbardhin e duan ashtu si e krijojë Zoti, e duan natyral pa nderhyrje.
Ata protestonin, ata thërrisnin:
Jo edhe një lum i vdekur” ,

Nuk e lejojmë prishjen e Grykës së Rugovës”,
“Jo varrosjes së lumit të bardhë

Shkruan: Rexhep T. Elezaj


Dashamirë të bukurive natyrore, ajrit dhe ambijentit të shëndosh në trevën e Rugovës dhe gjithandej Kosovës,

Sot, qyteti i bukur i Pejës, lulja e Dugagjinit, që nga ora 12:00h, filloi të buçiste njëzëri nga turma e madhe e qindra qytetarëve nga Rugova, Peja, Podguri dhe Rrafshi i Dugagjinit, të cilët kishin ardhur për t’i thënë JO, shkatërrimit të lumit Bistrica (Lumbardh) me moton;

“Mos ma prek Lumbardhin”,

Jo edhe një lum i vdekur”, “Nuk e lejojmë prishjen e Grykës së Rugovës”, “Jo varrosjes së lumit të bardhë”, etj. , duke ua dërguar porosinë bastardëve faqezi, të cilët për interesa të tyre meskine deshën ta vrasin edhe një burim jete për popullin e kësaj ane, lumin Bistrica, siç e varrosën lumin në Deçan, se kurrë nuk do t’i lejojmë që ta shkatërrojnë natyrën, ambijentin, vegjetacionin dhe frymë marrjen e një populli të tërë..!?
Protesta e sotme në Pejë ishte kënga më idilike dhe tubimi më dinjitoz që është mbajtur ndonjëherë në qytetin e Haxhi Zekë Pejës!
Dëgjoni më poshtë videot që flasin më së miri për atmosferën dhe unitetin e qytetarëve në mbrojtje të pasurive dhe begative natyrore që kësaj pjese të Kosovës ia ka dhuruar Zoti..