Mos u frigoni nga drejtësia nëse nuk jeni koritë.!

18.01.2018 18:00:37

Nga Gjykata Speciale frigohen ata që kanë krye krime të turpshme e jo ata që kanë bërë luftë të ndershme. Edhe krejt ushtarët serbë me i pa vra dikush në front, unë po i garantoj se do të ngelet hero në Kosovë. Por nëse vetëm një civil të pafajshëm (apo dikush ka menduar se fajësinë e dikujt mundë ta përcaktojë sipas kutit që ai ka dashtë), e ka maltretuar ose vrarë, mos të pret heroizëm por ke të bëhet gati për ndëshkim.! Nga ana tjetër nëse të akuzuarit potencial janë koperativ me organet e drejtësisë dhe të shtetit, sigurisht që trajtimi i tyre (masën e paraburgimit do ta vuajn në Kosovë) do të jetë shumë më human. Por kjo rezistencë e pushtetarëve ndaj miqëve ndërkombëtarë e posaçërisht ndaj amerikanëve e ka edhe një të mirë për Kosovën: sepse krahu i rrencave të cilët arritën të konvertohen e të maskohen pas krahut të luftës, do të demaskohen në opinion dhe do të ç’montohen nga skena politike. Deri sot kushdo në botë që është dalë kundër interesave amerikane, ai ose është dashtë të kthyehet me Rusi, ose i ka humbur emri.!