Për një kabllo të rrymës disa persona kanë përfunduar në spital.
Në fshatin Jeshovë të Prizrenit janë arrestuar tre meshkuj pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kablloje të rrymës janë rrahur në mes veti.
Policia ka njoftuar se në rrahje janë përdorur shkopinj druri dhe thikë me ç’ rast të njëjti kanë pësuar dhe lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen ne mbajtje.






































