Mospajtime para seancës për Demarkacionin, takim i shefave të Grupeve Parlamentare

22.02.2018 13:26:51

Po bëhen dy orë prej kur është planifikuar të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, me pikë të rendit të ditës Marrëveshjen e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Seanca ende nuk ka filluar, derisa mësohet se shefat e Grupeve parlamentare janë në takim, me përjashtim të Listës serbe.

Mbledhja po mbahet në Zyrën e kryeparlamentarit, Kadri Veseli. E pranishme në takim është edhe shefja e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova.

Deputetë të partive parlamentare të cilët i ka kontaktuar Telegrafi nuk e kanë pasur të qartë se çfarë do të ndodh, do të shtyhet seanca apo do të vihet në rend dite Marrëveshja për Demarkacionin.