Motër e vëlla bashkohen pas 38 vitesh

31.03.2019 15:49:23
Përpara 9 vitesh Yllsoni mësoi se kishte dy motra, por pavarësisht kërkimeve të vazhdueshme ai nuk arriti të binte në gjurmë të tyre sepse e vetmja e dhënë që kishte ishin dy emra: Magdalena dhe Anila.

Ai ka ardhur sot në “Ka një mesazh për ty” në E Diela Shqiptare në Tv Klan jo vetëm t’i kërkojë, por edhe t’u përcjellë një mesazh dashurie.

Natyrisht ai nuk e di që ne i’a kemi gjetur motrat dhe Magdalena do e dëgjojë historinë e tij për herë
të parë.

As kjo e fundit nuk e di se kush e ka ftuar por do e kuptojë gjatë rrëfimit të vëllait.