Moti i keq paralizon lundrimin detar, vonohet trageti Brindisi-Vlorë

04.11.2019 11:49:44

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë rajonin e jugut me erë të fortë ka bërë që trageti i linjës Brindisi-Vlorë të mos niset nga bregu i Italisë. Sipas kapitenerisë së portit të Vlorës, deti ka qënë me fuqi deri në 8 ball në det të hapur.

Por situata më e përkeqësuar është në Brindisi ku era të fuqishme e bëjnë të pa mundur lëvizjen ne det të mjeteve detare.

Sipas parashikimeve, trageti parashikohet të niset sot në mbrëmje për të mbërritur në orët e para të ditës në portin e Vlorës.