Moti i keq, policia iu vjen në ndihmë 76 të pastrehëve

09.01.2017 21:13:57

Policia e Shtetit  gjatë ditëve të fundit iu ka ardhur  në ndihmë në të gjithë vendin shtetaseve të pastrehë,ndërmjet tyre gra dhe fëmijë, të cilëve u rrezikohej jeta nga të ftohtit.

Në përmbushje të detyrës prioritare, Policia e Shtetit në shërbim të komunitetit, e veçanërisht në shërbim të atyre në nevojë, në të gjithë vendin iu ka ardhur në ndihmë 76 shtetasve të pastrehë.

Në Tiranë Patrullat e Përgjithshme kanë ndihmuar  duke i sistemuar në qendrat sociale rreth 50 qytetare të pastrehë.

Në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, janë ndihmuar 26 shtetas, të cilët janë sistemuar në ambientet e Komisariateve të  Policisë, ku trajtohen me ushqim e fjetje nga efektivat e këtyre Komisariateve dhe konkretisht:

Në Shkodër  4 shtetas, në Dibër 2 shtetas, në Durrës 6 shtetas, në Elbasan 6 shtetas, në Berat 2 shtetas, në Vlorë Sarandë e Delvinë 6 shtetas. Policia e Shtetit do jetë përherë e gatshme për të ndihmuar njerëzit në nevojë.