Moti i keq, policia ndihmon njerëz në nevojë dhe të varfër (Video)

06.01.2017 16:20:38

Në këto ditë të ftohta dimri, Policia e Shtetit ka publikuar dy video sensibilizimi duke i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Në njërën tregohen momentet që ka ndihmuar një fëmijë, i cili ndodhej në vështirësi dhe e ka dërguar në banesën e tij.

Ndërsa, në një tjetër video, policia ndihmon nënë e bijë të pastreha, duke i mundësuar sistemimin në një qendër sociale.

Policja: Si jeni?

Gruaja: Mirë.

Policja: Ke shtëpi?

Gruaja: Jo.

Policja: Është shumë ftohtë për të qëndruar këtu. Do të vini me ne, do tu gjejmë një vend më të sigurt dhe më të ngrohtë. Dakord? Kalojmë tek makina? Hajde. (hipin në makinë). Do të japin dhe për të ngrënë atje. Ushqim të ngrohtë dhe batanije që të rrini ngrohtë, është dhe ambjent i ngrohtë, kështu që rri pa merak fare.

(Zbresin nga mjeti)

Polici:Do ju çojmë tek qëndra sociale, atje është ngrohtë, keni për të ngrënë. Dhe këto ditët e ftohta nuk ke për të dalë, mirë? Mos u mërzit.

Gruaja bashkë me vajzen shkojnë tek qëndra sociale.

Policja: Aty ke rroba për vete, nëqoftëse i ke rrobat e laguara ndërroja, ke dhe diçka për të ngrënë. Në rregull?