Moti: Nga kjo ditë do ndalet shiu

22.06.2020 10:02:53

Java e parë e stinës së verës në Kosovë do jetë e freskët dhe me reshje shiu.

Në javën e dytë të javës do të ketë më shumë diell dhe moti do të jetë më i ngrohët, bën të ditur Prishtina Weather.

Ditët e para të verës fillojnë me mot më të freskët dhe me reshje shiu. Në pjesën e dytë të javës më shumë diell dhe më ngrohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme edhe nën vlera mesatare, e nga dita e mërkurë do të shënojnë rritje.

Minimalet do të luhaten nga 11C deri 15C, e ato maksimale në fillim të javës do të zbresin në 20C, e deri të premten do të rriten në 28C.

Parashikimi i motit nga Prishtina Weather:

21.06.2020 – Turbullira nga Atlantiku me masa më të freskëta ajrore do të shtrihen mbi rajonin tonë ditëve të para të stinës së verës astronomike. Nën këto kushte do të mbajë mot më i freskët, kryesisht me vransira dhe me reshje shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive.

Nga dita e enjte fusha të presionit të lartë dhe masa më të ngrohta ajrore nga Mesdheu, do të sjellin kushte për intervale më të gjata me diell dhe rritje të temperaturave. Orëve të pasdites vende-vende nuk përjashtohet mundësia për riga lokale shiu.

22.06 – Më freskët, kryesisht me vransira. Ditën riga lokale shiu, e më vonë në mbrëmje reshje më të qëndrueshme shiu.

23.06 – Freskët, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me rrebeshe shiu. Ditën mundësi edhe për bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive.

24.06 – Në mëngjes pjesërisht vranët. Ditën më shumë diell derisa vransirat do të shpërndahen. Në mbrëmje kthjellime.

25.06 – Kryesisht me diell, gjatë ditës më ngrohtë, mundësi për riga lokale shiu.

26.06 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Ditën priten zhvillime të vransirave lokale, që mund të shoqërohen edhe me reshje shiu dhe bubullimë

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme edhe nën vlera mesatare, e nga dita e mërkurë do të shënojnë rritje. Minimalet do të luhaten nga 11C deri 15C, e ato maksimale në fillim të javës do të zbresin në 20C, e deri të premten do të rriten në 28C.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 4-10m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të shënojë rritje mbi vlera normale.