Moti për javën e ardhshme, parashikohen reshje shiu dhe bore

10.10.2021 19:07:40

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e motit për javën e ardhshme.

Sipas njoftimit këtë javë do të ketë mot me shi, vranësira dhe reshje bore . Reshjet e shiut me riga të intensitetit të dobët deri mesatar do të vazhdojnë edhe ditën e hënë.

“Të martën dhe të mërkurën parashihet një dobësim i këtij fronti i cili sjelli këto reshje, por nga dita e enjte sërish parashihet të ketë intensifikim të reshjeve të cilat do të vazhdojnë deri në vikend, duke sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve”.

Nga dita e enjte, IHMK-ja ka bërë të ditur se në viset e larta pritet të ketë edhe reshje bore, ndërsa temperaturat do të sillen rreth 0 gradë celsius.

“Të enjten përpos rigave të shiut në vise të larta parashihen reshje bore, pasi që atje temperaturat do të jen rreth zeros. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditë do të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.Sipas IHMK-së, gjatë javës së ardhshme do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.