Moti për vikend: Ja kur pritet të bie borë në Kosovë

15.12.2017 17:47:42
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vikendit në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

 

Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi deri 8m/s (të shtunën).

Të dielën vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit me origjinë nga veriu të cilat do të karakterizojnë një mot të vranët dhe me reshje shiu e bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 7m/s.