Moti sot në Maqedoni

25.09.2016 09:07:20

Sot në Maqedoni do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa do të fryjë erë e lehtë veriore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Temperaturat minimale do të sillen prej 0 deri në 8 gradë celsius, ndërsa ato maksimale prej 19 deri më 26 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë veriore, me temperatura prej 6 deri në 24 gradë.

Edhe në ditët në vijim vendi jonë do të jetë në fushën e presonit të lartë të ajrit, për shkak të cilës dhe do të vazhdojë periudha me mot me diell dhe me mëngjese të freskëta, ndërsa në disa vende dhe të ftohta. Temperaturat ditore do të jenë pa ndryshime të konsiderueshme.