Motivet e hakimeve të Rusisë do të bëhen publike

05.01.2017 23:54:11

Shefi i Shërbimin Inteligjent të Amerikës ka thënë që do të shpjegoj se pse Rusia është përzier në zgjedhjet presidenciale amerikane, shkruan BBC.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, gjenerali James Clapper ka thënë që presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar hakimin e e-mail të Partisë Demokratike dhe se motivet do të bëhen publike javën e ardhshme, transmeton Klan Kosova.

Megjithate Clapper nuk ka thënë që ky është një veprim lufte.

Rusia ka mohuar çfarëdo përfshirje, mirëpo Amerika ka lajmëruar sanksionet ndaj zyrtarëve rus.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të informohet ditën e premte mbi raportin,  përderisa Barack Obama veçse është informuar ditën e enjte, ndërsa dokumentet e klasifikuara do të bëhen publike javën e ardhshme.