Mourinho, 70 milionë euro për ta marrë Griezmann

21.12.2016 14:20:39
MADRID, SPAIN - APRIL 25: Antoine Griezmann (R) of Atletico Madrid celebrate after scoring during La Liga match between Club Atletico de Madrid and Elche at Vicente Calderon Stadium on April 25, 2015 in Madrid, Spain. (Photo by Evrim Aydin/Anadolu Agency/Getty Images)

Jose Mourinho është shumë i qartë, Manchester United ka nevojë urgjente për t’u përforcuar. Me merkaton që do të hapet në janar, portugezi mendon të forcojë ekipin e vet. Objektivi i tij kryesor për sezonin e ardhshëm është asgjë më shumë dhe asgjë më pak se Antoine Griezmann. Sipas “The Sun”, Mourinho e dëshiron me çdo çmim yllin e Atletico Madridit. Manchester United ka folur me agjentin e Griezmann për mundësinë e nënshkrimit të sulmuesit francez verën e ardhshme. Çmimi i tij do të jetë rreth 70 milionë euro.Mourinho ka folur me drejtuesit e Manchester United për këtë gjë.

Trajneri portugez është duke kërkuar një lojtar me talent të mjaftueshëm dhe të lidhur me mesfushën, port ë ketë edhe aftësi sulmuese. Griezmann mund të jetë lojtari, i cili do t’i bashkohet Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic në fushë, duke formuar një sulm shkatërrues. Kontrata e francezit me Atletico Madrid përfundon në vitin 2021, por e ardhmja e tij do të mund të lidhet me Diego Simeone, largimi i të cilit mund të arrijë këtë verë.