Mourinho: Në Liverpool do të luajmë me 1 mbrojtës dhe 9 sulmues!!!

13.10.2017 23:01:09

Jose Mourinho është gati të parkojë autobusin në “Anfield”, të shtunën pasdite, duke hedhur poshtë hipotezat se Manchester United do të luajë një futboll dëfryes ndaj Liverpool. Mourinho është kritikuar për taktikat e përdorura nga United, sidomos në përballjen kundër skuadrës së Klopp, rreth një vit më parë, në barazimin pa gola. I pyetur nëse do të kishte një qasje tjetër të lojës përballë Liverpool, trajneri portugez u përgjigj edhe një herë sipas mënyrës së tij…

“Do të luajmë me një mbrojtës dhe nëntë sulmues, mos u shqetësoni për këtë, – tha Mourinho, skuadra e të cilit ka shënuar katër gola në gjashtë nga 10 ndeshjet e para të këtij sezoni. – Ne do të luajmë me një futbollist prapa dhe më pas do të përdorim një sistem të ri me nëntë sulmues, që ju mos të shqetësoheni.”Jose Mourinho is looking forward to his Anfield visit

I pyetur nëse sfida me Liverpool do të ishte përballja e parë e vërtetë e United në këtë edicion të Premier League, Mourinho u përgjigj: “Deri tani kemi luajtur me West Ham, Swansea, Leicester, Stoke, Everton, Southampton dhe Crystal Palace. Do të ishte mungesë respekti karshi tyre ta quanit këtë ndeshje si sfidën e parë serioze, jo ndaj nesh. Nuk do të ishte e këndshme.”

Unë mendoj se të gjithë e dinë se ka skuadra më të mira se të tjerat dhe në fund të sezonit vendosen kampioni, nën-kampioni, skuadrat që do të shkojnë në Champions, etj. Në fund, renditja ndan meritat. Nuk ka asnjëherë ndeshje të lehta. Nëse motivohemi vetëm kundër Liverpool, ky është një problem i madh.”